Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka thënë botës që të mos nënvlerësojë rreziqet e konsiderueshme të një konflikti bërthamor. Ai po ashtu ka thënë se furnizimi i Ukrainës me armë nga NATO-ja “në thelb” nënkupton se aleanca e Perëndimit është e përfshirë në luftë me Rusinë, në mënyrë të tërthortë. I intervistuar nga televizioni shtetëror rus, Lavrov është pyetur për rëndësinë e shmangies së Luftës së Tretë Botërore dhe nëse situata aktuale është e krahasueshme me Krizën Kubane të Raketave më 1962. “Rreziqet tani janë të konsiderueshme”, ka thënë Lavrov sipas transkriptit të intervistës, që është publikuar në faqen e Ministrisë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
“Nuk do të dëshiroja të vlerësoja këto rreziqe në mënyrë artificiale. Shumë do ta dëshironin këtë gjë. Rreziku është serioz, real. Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se i ka parë deklaratat frikësuese të Rusisë si shenjë dobësie. Rusia ka humbur “shpresën e fundit për të frikësuar botën nga mbështetja e Ukrainës”, ka thënë Kuleba në Tëitter pas intervistës së Lavrovit. “Kjo vetëm nënkupton se Moska e vëren humbjen”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Lavrov#Paralajmerimi#TopChannel
Ещё видео!