[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ndërsa reforma ne drejtësi ka hyre ne nje faze te re, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përvijuar qëndrimin e Partisë Demokratike pro nje reforme qe lufton korrupsionin e krimin. Ne përfundim te Samitit te Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, Basha ka zgjedhur te vendose theksin tek zbatimi i kësaj reforme.“Jo një reformë në letër për të cilën ka kaluar koha, ka dy vjet e gjysmë kjo qeveri që është angazhuar dhe nuk prodhon, madje nuk jep asnjë mundësi të prodhojë një dokument, sigurisht konsensual bazuar mbi parimet europiane, mbi normat e aprovuara nga Venecia. Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë”.Lideri i opozitës ka denoncuar ne Bruksel korrupsionin qe sipas tij është nje fenomen i përhapur kudo, ndërkohe qe ka theksuar rëndësinë qe ka procesi i dekriminalizimit per demokracinë shqiptare.“Kam marrë dhe një mbështetje shumë të madhe për monitorimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit që hyn sot në fuqi, për largimin e parlamentarëve dhe kryebashkiakëve me rekorde kriminale dhe çdo zyrtari publik me rekorde kriminale siç e parashikon ligji”.Basha ka diskutuar ne Bruksel edhe çështjen e zgjedhjeve te lira, duke theksuar se Shqipëria nuk mund te hape negociatat per anëtarësim pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme
Ещё видео!