Nga opozita akuzojnë se Sokol Idrizaj, ish-shoferi i kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, ka kaluar trarët e doganave pa u kontrolluar duke përdorur emrin e ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.
Aktiviteti ka nisur që në vitin 2019 në kohën e pandemisë dhe për vite të tëra ka kaluar i pa shqetësuar për shkak të përfshirjes në trafik të policëve e doganiereve, dhe të lidhjeve të Sokol Idrizajt me “shefin e madh”, Ardi Veliun.
Sipas Balliut, arrestimi i bashkëpunëtorit të ngushtë e inkriminon direkt Ardi Veliun, edhe për faktin se ky nuk është rasti i parë kur një njeri i afërt me kryepolicin, sipas tij, rilindas kapet në veprimtari antiligjore.
Nuk ka kaluar shumë kohë nga arrestimi në Itali për trafik droge i djalit të xhaxhait të Veliut bashkë me të shoqen, të cilët u kapën me 26 kg kokainë. Këto nuk janë rastësi të habitshme që i ndodhin Ardi Veliut, por janë rrjeti i plotë i inkriminimit dhe antiligjit që ai ka ngritur me lejen të posacme policore, duke shfrytëzaura detyrat e larta në policinë e shtetit.
Sokol Idrizaj u akuzua për trafik sendesh me vlerë nga vendet e Bashkimit Europian në drejtim të Shqipërisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Veliu#TopChannel
Ещё видео!