Viti legjislativ që po lëmë pas shënjon zhvillimet më të zëshme politike në kampin blu. Partia Demokratike e cila erdhi nga humbja për herë të tretë radhazi përballë Edi Ramës kryeministër, do të zhytej në një luftë të brendshme.
E gjitha kjo do të niste që në fillim të vitit të ri legjislativ, kur Lulzim Basha, i gjendur përballë presioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të përjashtonte liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Vendim ky i ardhur pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Përjashtimin e tij, ish-kryeministri nuk do mund ta kapërdinte, e në të tillë situatë do të niste turin e tij të takimeve me bazën e PD. Ky tur do të niste nga Tirana me disa dhjetëra mbështetës, por që më pas do të vijonte në të gjitha qarqet, duke riaktivizuar bazën e partisë, që do të kulmonte me disa zhvillime të njëpasnjëshme. Kuvendi i 11 dhjetorit që do të shkarkonte Lulzim Bashën nga detyra e kreut të PD, Kuvendi i 18 dhjetorit, i këtij të fundit, si hakmarrje nga Berishës dhe në të njëjtën ditë ratifikimi i vendimit të 11 dhjetorit në një referendum me më shumë se 40 mijë votues. Për të ardhur më 8 janar, protesta në selinë e PD, ku do të duhej ndërhyrja e policisë me gazlotsjellës, për të shpërnda protestuesit që kërkonin të merrnin selinë dhe largimin e Lulzim Bashës nga zyra, të cilën ai e kishte fortifikuar me dyer të blinduara.
Por krahas kësaj lufte brenda selisë, zgjedhjet e 6 marsit do të përbënte betejën e fundit brenda llojit, ku Partia Demokratike zyrtare e drejtuar Lulzim Basha do të dilte forcë e tretë, ndërsa Koalicioni Shtëpia e Lirisë, drejtuar nga Berisha forcë e dytë. Ky koalicion do të arrinte të fitonte zgjedhjet në Shkodër, duke mbajtur bastionin demokrat, ndërsa Lulzim Basha, edhe pas kësaj humbje, e 5-ta radhazi gjatë drejtimit të tij, do të shprehej më 8 mars se nuk kishte humbur asnjë herë.
Por kundërshtimi edhe nga ata që njiheshin si të besuarit e Bashës, si Grida Duma dhe Ervin Salianji, opr edhe e gjithë kupola drejtuese dhe deputetët, bëri që Lulzim Basha të jepte dorëheqjen më 21 mars.
Vetëm 4 ditë më vonë Gjykata e Tiranës do të njihte Statutin e ri të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, e kësisoj, Grupi i Rithemelimit, kolegji drejtues i PD. Por vendimi do të apelohej nga Enkelejd Alibeaj, i cili pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, mban postin e kryetarit të Komanduar të PD.
Përkundër këtij dualiteti në parti, Sali Berisha zhvilloi zgjedhjet në të gjithë strukturat, zgjedhje të cilat kulmuan më 22 maj, kur ai do të zgjidhej kryetar i PD, në garë me Ibsen Elezin. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, situata ende mbetet pezul, për shkak të mospasjes së një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.
Por përballë këtyre zhvillime pati edhe nga Presidenca, e cila u përball me maxhorancën socialiste në Gjykatën Kushtetuese. Kjo përballje erdhi pasi më herët maxhoranca ngriti një komision hetimor parlamentar, ku hetoi shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke u përfshirë në fushatë zgjedhore për 25 prillin, duke mos kursyer as edhe thirrjet për të mbrojtur votën edhe me forcë. Këto deklarata do të bënin që socialistët pas gjetjeve të Komisionit Hetimor, të shkarkonin me
shumicë votash Presidentin. Por ky vendim do të hidhej poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të shprehej se nuk ka pasur shkelje të rënda kushtetuese që të çojnë në shkarkimin e tij.
Por përkundër këtij zhvillimi, që përfshinte në mënyrë të drejtpërdrejtë maxhorancën socialiste, dhe zgjedhjes së Presidentit me vetëm votat e maxhorancës dhe një votë të rrjedhur nga opozita, pjesa tjetër e vitit do të ishte tërësisht e qetë, pasi vëmendja ishte zhvendosur brenda kampit blu, që edhe sot mbetet peng i një vendimi të munguar nga Gjykata e Apelit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#LulzimBasha#PD#TopChannel
Ещё видео!