Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një intervistë për Euronews Albania se fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Europës është një rivendosje në vend e dinjitetit dhe imazhit të dëmtuar të shqiptarëve.
Sa i përket deklaratës së Albin Kurtit se nuk ka dëgjuar fjalimin e Ramës, ai tha se fjalimi është dëgjuar nga shumica e shqiptarëve kudo që jetojnë.
“Unë nuk e kam pyetur zotin Kurti pse nuk ka dëgjuar fjalën e Ramës në Strasburg edhe pse jam i sigurt që ajo fjalë është dëgjuar nga shumica dërmuese e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Nuk arrita as ta pyes në kongres, për mua ka rëndësi që qeveritë tona vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë. Në nëntor do kemi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, por në fakt në 27 nëntor do të kemi edhe seancën e përbashkët të dy parlamenteve. Shqiptarët kanë nevojë që për çështje kombëtare duhet të jemi bashkë”, u shpreh Balla.
Euronews Now me Sidorela Gjoni do të paraqesë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.Aktualiteti politik dhe debatet e nxehta qe ofrohen jane pjesa thelbesore e dites. Krimi ne vend dhe ekonomia gjithashtu kane nje hapsire te dedikuar si nje nga shtyllat kryesore te ketij orari, pa lene pas sportin dhe showbizz qe i japin ngjyra dites dhe programit.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ] #now#SidorelaGjoni#euronewsalbania
Ещё видео!