Prokuroria e Posaçme ushtroi kontrolle dhe shoqëroi dhjetra punonjës në zyra Call-Centeri në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan.
Kontrollet vijnë si rezultat i një hetimi të SPAK për mashtrimet me Call-Centera të nisura pas kërkesës së autoriteteve të huaja nëpërmjet letër-porosive.
Këto janë pamjet e kontrolleve në Elbasan, ku duket se policia po grumbullon provat në zyrat që janë identifikuar nëpërmjet IP-ve dhe veprimet e tjera u kryen në Drejtorinë Vendore të qytetit.
Edhe në Vlorë, në drejtimin e SPAK, u shoqëruan disa punonjës të cilët u morën në pyetje nga hetuesit e BKH.
Ky është operacioni i 3 i Prokurorisë së Posaçme që lidhet me aktivitetin mashtrues të Call-Centerave në vendin tonë.
SPAK prej disa muajsh është duke kryer hetime në dosje të ndara për letër-porosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!