33 vite burg kërkoi prokurori i SPAK për dy persona të përfshirë në trafikun e kokainës në vitin 2019. Altin Myslihaka dhe Ardian Bega akuzohen për trafikimin e 137 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, së bashku me Gentian Malindin. Policia nuk mundi ta arrestojë këtë të fundit, megjithëse të tre mbaheshin nën përgjim për kokainën që nuk mbërriti asnjëherë në Shqipëri.
Ngarkesa e drogës ishte porositur nga Ekuadori, por u zbulua më parë nga partnerët ndërkombëtarë. Në Greqi, kokaina u zëvendësua me oriz dhe e njëjta sasi, e ndarë në 22 pako, u nis atëherë për në Portin e Durrësit për të zbuluar porositësit në Shqipëri.
Të tre e morën ngarkesën dhe ndërsa udhëtonin me mjetin e tyre zbuluan se kokaina ishte zëvendësuar me oriz. Prokurori tha se organizatori i trafikut ishte Gentian Malindi. Altin Myslihaka nuk e ka pranuar akuzën. Kokaina ishte nisur me 4 konteinerë me banane që vinin nga Ekuadori.
Për shak të gjykimit të shkurtuar te arrestuarve u ulet dënimi dhe për Myslihakën shkon në 12 vite burg, ndërsa për Begën 8 vite e 8 muaj.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!