Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar tensione të reja në Veri të Kosovës.
Sipas tij, institucionet kanë hetuar se mund të ndodhin sulme të inskenuara për të fajësuar Policinë e Kosovës dhe paraqitur atë si forcë shtypëse ndaj serbëve.
“Lirimi i Millan Radoiçiçit, më pak se 24 orë pas arrestimit, është dëshmi dhe sinjal i potencialit për ri-grupim dhe hakmarrje, sepse me 24 shtator, Beogradi zyrtar e militar dështoi. Institucionet tona të sigurisë dhe të inteligjencës së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimeve të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë”- tha Kurti.
Ai ka kërkuar nga serbët që të ruajnë qetësinë e të vetëpërmbahen.
“Për rastësi, javën që e lamë pas shënoi 23-vjetorin e rrëzimit të regjimit të Millosheviçit. E për fat të keq, 23 vjet pas 5 tetorit, regjimi aktual i Serbisë asnjëherë më parë nuk i ka përngjarë më shumë se sot, Serbisë së Millosheviqit. Në botëkuptim, e në synime, në sjellje, në metoda e në veprime. Andaj, ju bëj thirrje, veçanërisht juve të nderuar bashkëqytetarë serbë, që ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet e aktet e dhunës të inskenuara dhe dashakeqe“- tha Kurti.
Kurti nuk ka dhënë detaje sa i përket këtyre sulmeve, megjithatë, shton se institucionet e sigurisë janë në krye të detyrës, në shërbim dhe mbrojte të të gjithë qytetarëve, pa diskriminim e favorizim.
Më 24 shtator një grup terrorist me në krye ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të komunës së Zveçanit e duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#Kosovë#TopChannelNews
Ещё видео!