Gjykata Kushtetuese është mbledhur sërish sot në orën 10:00 për të vijuar shqyrtimin e Parlamentit, që kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kjo është seanca e tretë që zhvillon kushtetuesja për këtë çështje.
Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.
Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. Ndërsa një tjetër moment ku u ndal mbrojtja e Presidentit ishte fakti se Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin.
Përfaqësuesit e kreut të shtetit cituan përcaktimin e Kushtetutës se Kuvendi nuk mund të kryejë asnjë hetim parlamentar në 4 muajt e fundit të mbarimit të mandatit. Ndërkohë, pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 72 pyetje ndaj tyre.
Ishte pikërisht volumi i pyetjeve që bëri që juristët e Presidencës të kërkonin 48 orë kohë për të kthyer përgjigje. Nëse Ilir Meta do të shkarkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese me pretendimet e maxhorancës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai bëhet Presidenti i parë që mbyll mandatin para kohe.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#Pyetjet#TopChannel
Ещё видео!