- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: [ Ссылка ]
App: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Me bllokimin e transportit ndërqytetas, qytetarët që duan të kthehen në shtëpitë e tyre kanë tashmë shumë pak mundësi zgjedhje; të mbeten të bllokuar në kryeqytet, ose të paguajnë taksi apo automjete private me çmime 3 deri në 10 herë më të larta se ç’do të paguanin zakonisht. Një faturë veçanërisht e shtrenjtë, për studentët, që gjenden edhe përballë sezonit të provimeve.
Rritja e informalitetit ka irrituar veçanërisht sektorin e transportit ndërqytetas, që kërkojnë rikthimin në punë. Ndërkohë, kreu i shoqatës së transportit inter-urban deklaron se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave, teksa po dakordësohet me qeverinë edhe mekanizmi i kompensimit.
Gjatë udhëtimit, autobusët ndërqytetas pritet të operojnë me gjysmën e kapacitetit, ndërsa do të jetë e detyrueshme pajisja me maska dhe doreza, si dhe dezinfektimi i mjetit përpara çdo udhëtimit. Në këtë sektor të transportit publik janë të punësuar rreth 1000 persona.
Ещё видео!