Lajme arkiva 2008
Asgjë nuk mund ta zëvendësojë në Kosovën 28 Nëntorin e as flamurin Kuq e zi me shqiponjën 2 krenare, aq më pak këtu në familjen Boletini dhe familjen Jashari. Pasardhësit e Isa Boletinit dhe Adem Jasharit, ashtu sikurse dhe shumica kosovarëve vazhdojnë të jenë të lidhur ngushtësisht me simbolet kombëtare. Në shtëpitë e tyre flamuri i ri i Kosovës nuk ka mundur asnjëherë ta zëvendësojë flamurin kombëtare.
Xhavit Boletini: “Na duhet t’i festojmë si gjithë si kena festu edhe do ta festojmë me flamurin kombëtarë, se ai flamurë atëherë ka ekzistu, për atë flamurë edhe është luftu, për atë flamurë janë vra, janë burgos”.
Murat Jashari: “Festat e nëntorit duhen kuptuar si një diçka e çmueshme që është e jona, që ne jemi lindur me të, jemi rritur me të dhe thjeshtë ka qenë hija jonë e në qoftë se ndonjëherë kemi qenë të ligështuar, ndonjëherë që s’kemi qenë mjaft të motivuar ose kemi qenë në udhëkryqe të tëra gjithmonë kanë qenë festat e nëntorit dhe nëntora të lavdishëm që kanë qenë udhërrëfyes për neve, që kanë qenë frymëzim, që kanë qenë burim i patriotizmit”.
Me 17 shkurt Parlamenti i Kosovës, miratojë deklaratën e pavarësisë duke u zotuar që të ndërtojë një shtet demokratik dhe shumë etnik. Në këtë kontekst u nxorën edhe simbolet e shtetit të ri, flamuri dhe himni.
Në këto rrethana të reja 28 nëntori, festa e pavarësisë së Shqipërisë nuk mund të zinte më vend në kalendarin e festave zyrtare të republikës së Kosovës. Pas një debati të madh, udhëheqja politike gjeti një kompromis duke vënë 28 nëntorin si festë shtetërore, por me një emër tjetër “dita e shqiptarëve”.
Xhavit Boletini: “Në kullën e Isa Boletinit tash për tash vetëm flamuri kombëtarë ka me qenë, ... deri unë gjallë kur të vdes unë, ndoshta biri im e ndërron”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!