1456 drejtues mjetesh janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor ga makina inteligjente, që është vendosur në akset kryesore të vendit.
Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjoba#Policia#TopChannelNews
Ещё видео!