Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Kryetari i PS Fatos Nano, ka rikonfirmuar në parlament dëshirën e tij për të kandiduar për postin e presidentit të republikës gjatë diskutimeve të rezolutës së PE për Shqipërinë. Zoti Nano i vlerësoi rekomandimet e rezolutës, për një president konsensual, por përball tyre vuri respektimin e sovranitetit, si dhe legjitimitetin e mazhorancës.
Fatos Nano:- “Prandaj dhe e ftojmë opozitën të mos kërkojë gjilpëra në kashtë, përballë interesave europiane të Shqipërisë, për shkak të pamundësisë të kandidimit të zotit Berisha dhe të mundësisë të kandidimit tim. Unë po vazhdoj t’ju ftojë, të kuptojmë të gjithë së bashku, që me konvencione se kush e ka mikun më të madh në Europë dhe lepurin më të madh në Shqipëri, në bark, nuk mund të ndërtohet asnjë formulë konsensusi zoti Berisha. Unë po vazhdojë të shfaqë solemnisht në emër të mazhorancës angazhimin për të punuar me ju, në dobi të një procesi konsensual, që orientohet nga interesat prioritare të integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE”.
Mjaft i ashpër ka qenë udhëheqësi i opozitës Sali Berisha. Duke ia vënë përgjegjësinë klasës politike në vend, për vonesat në procesin e integrimit europian, zoti Berisha kërkoi konsensusin e të majtëve, për zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe më pas zgjedhjen e një presidenti nga mazhoranca që do të krijohet. Ndërkohë që për herë të parë, ai e ka interpretuar, si një qëndrim kundër presidentit Mejdani një pjesë të rezolutës.
Sali Berisha:- “Në qoftë se doni zotin Nano, ja ku jemi këtu, mos t’i komplikojmë historinë vendit, të nënshkruajmë një kontratë, një marrëveshje, të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme, në prani të qindra vëzhguesve ndërkombëtar dhe në mënyrë absolute, në rast se ju fitoni zgjedhjet, unë do respektojë cilindo njeri, që PS do të votojë në këtë sallë për president, pa asnjë mëdyshje. A mendoni ju që Shqipëria sot ka një president, të cilin për hir të së vërtetës të tjerët nuk ia bëjnë ato vërejtje që ia bëni ju dhe unë s’dua të marrë anën e tij dhe rezoluta nuk godet këtu as zotin Nano, as zotin Berisha, por rezoluta i shkon direkt atij dhe i thotë, t’i vërtetë i je përmbajt standarteve, por zgjedhje të lira nuk ke pasur, ndaj nuk mund të rizgjidhesh”.
Grupi parlamentar socialist paraqiti një deklaratë më vete të ndryshme nga ajo e demokratëve. Në parim të gjitha palët e kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishme rezolutën, por ata i kanë ndarë qëndrimet rreth presidentit konsensual./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!