#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Ndonëse për nënat e reja periudha Postpartum është një periudhe e rëndësishme, e cila bën që këto nëna të përballen me emocione të ndryshme pas lindjes dhe të kërkojnë një mbështetje të madhe, për personazhin e sotëm kjo periudhë u bë shkak për ndarjen nga i biri.
Ishte viti 2019 kur një 44-vjeçare nga Shkodra martohet me shkuesi me një 65-vjeçar nga Beogradi i Serbisë. Fillimisht çdo gjë shkonte mirë ndërsa mbetet edhe shtatzënë. Ishte data 7 qershor 2020 kur në jetë vjen djali dhe tek nëna e re shfaqen shenjat e depresionit Postpartum. Për shkak të këtij çrregullimi ajo kishte frikë të prekte të birin ndërsa nuk kujdesej dot. Në një kohë kur kishte më shumë nevojë për mbështetje, bashkëshorti dhe familja e tij e braktisën nënën e djalit ndërsa kur djali ishte dy muajsh i dhanë lajmin e divorcit.
Duke qarë natë e ditë kaluan muaj dhe djali mbush 1 vjeç. 1 javë pasi festuan ditëlindjen e tij, 65-vjeçari e kthen bashkëshorten në shtëpinë e saj në Shkodër ndërsa largohet nxitimthi me makinë.
Që nga ajo kohë 44-vjeçarja nuk e ka parë dhe as ia ka dëgjuar më zërin të birit, i cili sot është në moshën 3-vjeçare. 2 vite pa djalin e saj… 2 vite që kjo nënë ndjen një boshllëk të madh në zemër për të voglin që e bëri për herë të parë nënë, ndërsa ngushëllon veten me disa foto të mbetura kujtim nga ai.
Ещё видео!