Moskoordinimi i veprimeve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, duket se është shkaku I sanksioneve të ndërmarra nga BE e SHBA ndaj prishtinës zyrtare. Profesori amerikan Alon Ben – Meir, po ashtu fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, padëgjueshmëria e të cilit, sipas tij, ka krijuar dhunë e përplasje të ashpra në veri të Kosovës.
“Nëse Kurti do të ndiqte kërkesat e parashtruara nga BE-ja dhe SHBA-ja, ata do të qetësonin atmosferën dhe do të qetësonin grindjet në veri të vendit pas përplasjeve më të këqija në më shumë se një dekadë. Ai gjithashtu do të krijonte një mjedis të favorshëm për bashkëpunim dhe do t’i jepte fund konfliktit dhe do të hiqte sanksionet”, ka thënë ai.
Një hap drejt deeskalimit në veri të vendit u arrit më 10 korrik, ku i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Bratisllavë arritën marrëveshje për shtensionim të situatës në veri.
Por, edhe pas reduktimit të forcave policore brenda dhe rreth objekteve në veri që ka shkuar në 50 për qind, masat ndëshkuese nuk janë tërhequr nga BE-ja. Studiueit ndërkombëtarë, shprehen se për shkak të kokëfortësisë së Kurtit, çmimi po paguhet nga qytetarët e Kosovës.
Sipas Ben Meir SHBA “nuk e nuk e përjashtojnë presidentin e Serbisë Vuçiq nga asnjë përgjegjësi”, por, sipas tij, presidenti i Serbisë “, së paku, filloi të përmbushë kërkesat e Brukselit dhe të Uashingtonit për tërheqjen e forcave të tij nga kufiri me Kosovën”, teksa si zgjidhje përfundimtare të tensioneve sheh krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#BE
Ещё видео!