[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Neser deputetet e kuvendit te shqiperise do te votojne pro shkarkimit te presidentit te republikes, ilir meta, duke shenuar rastin e pare te shkarkimit te kreut te shtetit ne 3 dekadat e fundit. Pas nje muaj hetimi, komisioni I posacem ka hartuar nje raport prej 373 faqesh; ku listohen shkeljet e renda te kushtetutes qe sipas deputeteve ka kryer ilir meta, para dhe gjate fushates zgjedhore. Ne kete raport jane perfshire te gjitha deklaratat publike te kryetarit te shtetit dhe sipas komisionit rezulton “qartësisht rezulton se Presidenti ka kryer veprimtari të njëanshme partiake, anti- maxhorancë, e cila bie ndesh me nenin 89 të Kushtetutës ku parashikohet se “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë̈ detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”. Ne raport citohen gjithashtu thirrjet e presidentit te cilat kane nxitur dhune e konflikt para zgjedhjeve. Por pervec rolit qe ilir meta ka luajtur gjate fushates zgjedhore, deputetet kane vene ne dukje edhe nje tjeter shkelje te kushtetutes ne rastin e sulmeve te presidentit ndaj shteteve te bashkuara te amerikes.RAPORTI I KOMISIONIT HETIMOR“Të gjitha këto shkelje konsiderohen nga ky komision si shkelje të rënda të Kushtetutës.Për sa më sipër Komisioni hetimor, i propozon Kuvendit:shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkelje të rënda të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”Por puna e deputeteve ka shtruar rrugen edhe per ndjekje penale te presidentit te republikes ilir meta e ne raport saktesohen nenet qe ai ka shkelur “Figura e veprave penale që parashikohen nga neni 223 i Kodit Penal (thirrjet publike për veprime të dhunshme) dhe nga neni 266 i Kodit Penal (thirrja për urrejtje nacionale) nuk kërkon ardhjen e pasojës. Për të kryer hetimin ndaj Presidentit të Republikës organet e hetimit nuk kanë nevojë të listojnë sa akte dhune, vetëgjyqësie, apo përvetësimi të titullit apo detyrës shtetërore kanë shoqëruar thirrjet për dhunë. Ato duhet vetëm të ndajnë nëse thirrja drejtohej kundër zgjedhjeve, rezultatit të tyre dhe shumicës së zgjedhur në rrugë demokratike (rendit kushtetues), apo drejtohej kundër pjesëve të popullsisë.”Shkarkimi i presidentit te republikes behet me votim te fshehte dhe duhen 94 deputete qe kjo te ndodhe. Por numri i votave nuk eshte problem per mazhorancen socialiste, pasi mjafton te shohim qe 97 deputete votuan pro ngritjes se komisionit hetimor per ilir meten. Megjithate edhe nese parlamenti e miraton neser shkarkimin, ilir meta do te vazhdoje te jete kryetari i shtetit pasi vendimin final e merr gjykata kushtetuese. Kuvendi brenda 5 diteve duhet te coje vendimin per shkarkim ne gjykate; por vete kushtetuesja nuk ka afat per te vendosur per fatin e ilir metes.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!