Lajme Arkiva 2002
Partia Demokrate ka zyrtarizuar sot dy kryetare, ku mbështetësit e deputetit Dashamir Shehi e kanë zgjedhur atë kryetarin e ri të kësaj partie. Kjo pjesë e reformatorëve që i dha 290 vota Shehit përballë dy kandidatëve të tjerë nuk e njohin si të ligjshëm krytarin tjetër Genc Pollo.
Më herët në fillim të kongresit, z.Shehi ka folur ashpër për grupin që e mban siglën dhe vulën e partisë Demokrate. Ai e ka quajtur atë arrogant dhe servil dhe që në mënyrë të vazhdueshme ka rrëshqitur majtas politikisht, pothuajse i barabartë me një grup të caktuar të Partisë Socialiste.
Duke deklaruar gati të pamundur bashkëjetesën me këtë pjesë të partisë, deputeti Shehi, është shprehur se ky kongres është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo forcë politike që synon të kthejë opozitën në pushtet.
Në këtë aspekt për z.Shehi, zgjedhjet e parakohshme do të ishin një zgjidhje por vetëm me ndryshimin e ligjit elektoral.
Dashamir Shehi: Sot Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje të pranueshme dhe të qëndrueshme politike, që ti evitojë vendit krizën e zgjedhjeve presidenciale e cila mund të degjeneroj vendin deri në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhje të cilat do të ishin tërësisht të pranueshme në qoftë se do të kishim një kuadër të ri ligjor për sa i përket zgjedhjeve. Një klimë të përmirësuar politike dhe alternativa të qarta për të ardhmen e afërt.
Ndërkohë pjesa tjetër e Partisë Demokrate, drejtuar nga Genc Pollo, është mjaftuar me një reagim të zëdhënësit për kongresin e mbajtur nga përkrahësit e z.Shehi. Vetë Pollo pritet të dalë nesër në konferencë për gazetarët./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!