Videoja e një ushtari rus, që shpërthen në lotë ndërsa flet me të ëmën në telefon, pasi iu dorëzua ukrainasve, është bërë virale. Imazhet tregojnë një ushtar të ri të forcave të Putinit që ngushëllohet nga një grup grash pasi ai lëshon armët nga duart. Një prej grave, i thotë atij: Gjithcka do të shkojë mirë, mos u shqetëso!...dhe i fërkon shpinën.Më pas, ai shihet teksa pi caj dhe ha ushqim dhe një tjetër grua i afron telefonin që ai të flasë me të ëmën. I riu i dërgon puthje të ëmës sapo dëgjon zërin e saj dhe shpërthen në lotë kur e sheh atë...E një nga gratë e tjera dëgjohet teksa i flet nënës së ushtarit: “Natasha, zoti qoftë me ty. Do të të telefonojmë përsëri më vonë. Ai është gjallë dhe në shëndet të mirë!E një zë tjetër mashkulli, dëgjohet më pas: Këta të rinj nuk kanë faj. Ata as nuk e dinë përse janë këtu, përdorin harta të vjetra dhe humbin rrugën...nuk dijnë ku të shkojnë...Imazhi emocionues i ndarë në tëitter tregon kështu ukrainasit që e mirëpresin ushtarin duke i ofruar atij edhe ushqim. Nën video, shkruhet: Ushtarë rusë, dorëzohuni! Populli ukrainas do t’ju ushqejë, vetëm dorëzohuni! Videoja është bërë virale si në Ukrainë ashtu edhe në rusi, me njerëzit që lëvdojnë bujarinë dhe ngrohtësinë e grave ukrainase ndaj të riut që është urdhëruar të pushtojë vendin e tyre. Shumë komentues nënvizojnë se sa i ri ëhstë ushtari, ashtu si shumë prej ushtarëve rusë që janë kapur nga forcat ukrainase. Imazhet ndërkohë shfaqen ndërsa ministria ukrainase e mbrojtjes tha se nënat ruse mund të vijnë në Kiev dhe të marrin djemtë e tyre që janë kapur rob. Besohet se forcat e Putinit kanë mungesa ushqimi e karburanti, me disa që i janë drejtuar grabitjeve ndërsa të tjerë që sabotojnë pajisjet e tyre ushtarake në përpjekje për të braktisur luftën. Mesazhe radio të përgjuara tregojnë se trupat nuk po i binden urdhërave të moskës për të bombarduar qytetet ukrainase dhe ankohen për mbarimin e ushqimeve dhe karburanteve.
Video by Twitter
Christopher Miller
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ushtari#Rus#TopChannel
Ещё видео!