Takimin me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer që mbërriti në Prishtinë për një vizitë tre ditore, krerët e dy partive opozitare PDK e LDK, Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku e shfryëtëzuan për të kërkuar një përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. në një njëjtën ditë me Palmer, në Kosovë qëndron dhe përfaqësuesi i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për t’i dhënë një shtysë rifillimit të bisedimeve. Hoxhaj u përpoq të sqaronte në takim pozicionin e PDK-së ndaj dialogut, duke e vënë theksin tek pritshmëria e kësaj partie që ky proces të përfundojnë me njohje të ndërsjelltë. Ndërsa në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet se kryetari Abdixhiku eshte shprehur në takim se SHBA-ja është partnerja më e fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. Më herët, sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, u tha se gjatë vizitës së tij dyditore, Lajçak do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë. si ndalesa e tij, ashtu dhe ajo e Palmerit duket se synojnë përgatitjen e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, që mund të ndodhë diku nga mesi i muajit qershor. nga ana tjetër, këto vizitë bëhen edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MatthewPalmer#Kosove#TopChannel
Ещё видео!