#ShijeShtëpie në #TvKlan.
Petulla me mollë
1 mollë
250 gr kos
2 lgj sheqer
Vanilje
1 vezë
Pak kripë
350 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Vaj për skuqje
Sheqer pluhur për servirje
Në një tas vendosim kosin, sheqerin, vaniljen, 1 vezë dhe 1 majë luge kafe kripë. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë deri sa të shkrijë sheqeri. Fillojmë dhe shtojmë pak nga pak gjysmën e miellit dhe pluhurin pjekës. I përziejmë mirë me spatul. Qërojmë miellin dhe e grijmë atë në rende nga ana më e hollë. Shtojmë gjysmën e miellit të mbetur dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar përsëri miellin deri sa të na formohet një brumë si për byrek. E lëmë të qetësohet 15 minuta e më pas e vendosim brumin mbi një letër pjekje dhe më pas e hapim 1 petë me trashësi 3 mm. E presim në drejtkëndësha me brinjë 3-5 cm. Ngrohim vajin dhe skuqim petullat sa të zverdhen nga të dy anët. I largojmë dhe sa të ftohen mund ti pudrosni me sheqer pluhur nëse dëshironi
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!