Edi Rama përsërit dhe njëherë kërkesën drejtuar autoriteteve serbe për lirimin e tre policëve. Në krah të homologut hungarez Viktor Orban që zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, kryeministri pohon se qeveria shqiptare po komunikon me Beogradin pa specifikuar në çfarë niveli, që efektivët të kthehen në shtëpi.
“Së pari është imediate, nevojë, urgjenca që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet, 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim, edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur vijën e kufirit, kjo ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi të fokusuar qysh nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur, po përdorim të gjitha kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë.”
Vetë Orban, që javën e ardhshme do të jetë në Beograd për një vizitë zyrtare, zgjodhi të mos bëjë komente lidhur me ndalimin e tre policëve.
“Javën tjetër do të kemi një takim bilateral me Beogradin, pra hungarez dhe serb dhe shpresoj që kjo çështje deri atëherë do të zgjidhet”.
Por Rama në konferencën për shtyp, këmbëngul se Kosova dhe Serbia duhet të hedhin hapin e madh të paqes, që ai siguron se është propozimi euroatlantik, që kanë të dy palët në tryeze.
“Është kaq e madhe kjo mundësi, është kaq i rëndësishëm ky moment në histori sa të gjitha këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm nga fokusi, fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë dhe sot bashkësia euro-atlantike i ka dhënë Kosovës mundësinë e artë dhe propozimi në tryezë, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës”.
Në konferencën për shtyp, dy kryeministrat folën dhe për anëtarësimin e Shqipërisë. Rama u përqendrua tek falenderimet për mbështetjen dhe ekspertizën hungareze ndërsa, Orban që njihet për raportet e ngurta me Brukselin, mendon se liderët e unionit duhet të anëtarësojnë sa më parë Ballkanin nëse duan zhvillimin ekonomik dhe politik të familjes që drejtojnë dhe se mbështet pa rezerva Ballkanin e Hapur.
“Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan, nuk gjenden në vende të tjera të Europës dhe nuk jam në gjendje sot të përmend asnjë vend europian që ka rezerva në rritje dhe në zhvillim qoftë ekonomik, qoftë politik. Ne e kemi përgëzuar shumë edhe Ballkanin e Hapur, projektin e Ballkanit të Hapur sepse edhe përsa i përket zgjerimit të Shengenit nuk duhet të pritet që të formalizohet ky zgjerim për të mundësuar, për të lehtësuar vendet, domethënë veprimtarinë e një vendi që synon të futet në këtë hapësirë. Prandaj, Hungaria gjatë gjithë kohës do të mbështesë të gjitha këto iniciativa. Europa nuk është në një gjendje të mirë sot. Do të paguajmë një çmim shumë të lartë nëse nuk do të anëtarësohen vendet e Ballkanit, duhej bërë dje, jo sot dhe jo nesër”.
E duke folur për ekonominë, Rama vlerësoi dhe me emër të përveçëm kompanitë hungareze që operojnë në sektorin e telefonisë dhe atë bankar për korrektesën.
Ndërsa vetë Orban nuk i kursen lëvdatat për Ramën, si një politikan atipik.
“Jam shumë i kënaqur kur takohem me dikë që është origjinal dhe autentik kam dhe një freski nga ana mendore përsa i përket ideve tona politike dhe shkëmbimeve që mund të kemi bashkë”.
Për Ramën, Hungarisë i duhet njohur dhe merita që i dha Shqipërisë një princeshë që u bë dhe mbretëresha e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!