#oranews #martinapajollari #martinceco
Martina Pajollari është lënë me masën e sigurisë “arrest në burg” , caktuar nga Gjykata e Korçës, me akuzën e vrasjes.
E reja akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 16 qershor të këtj viti ku sipas policisë, është ekzekutuar shtetasi Martin Çeço.
18-vjeçarja e arrestuar tri ditë më parë si bashkëpunëtore në krim, dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin kur ka ndodhur vrasja e të riut me të cilin kishte një lidhje intime. Sipas hetimeve, dyshohet se vetë e reja Martina Pajollari ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj, pasi kishte një lidhje të dyfishtë me të dy.
E reja sipas hetimeve, pretendonte para Valter Mollajt se Martin Çeço e detyronte për të qëndruar me të, çka sipas hetimeve nuk ka qenë e vërtetë. Megjithatë thëniet e saj dyshohet se janë bërë shkak që i dyshuari mollaj ta planifikonte krimin dhe të kryente ekzekutimin e Martin Çeços për arsye xhelozie. Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij.
Pas njoftimit Policia e Korçës realizoi kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit.
Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, por kqyrja e trupit të pajetë evidentoi mavijosje në pjesën e qafës çka shtoi dyshimet e policisë.
Hetimet e zhvilluara më pas zbuluan krimin ku ishin përfshirë 3 persona të identifikuar si Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj si dhe 18 vjeçarja e arrestuar së fundi.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!