Në masakrën e një ditë më parë në periferi të Athinës, gjashtë viktimat nuk rezultojnë se janë shqiptarë, por shtetas turq. Kjo është konfirmuar nga autoritetet greke, por edhe nga ministria e Brendshme shqiptare që thekson se pas interesimit nuk rezultojnë të jenë shtetas shqiptarë, por që kishin pasaporta franceze.
Pesë prej tyre u gjetën të vrarë brenda makinës me targa false gjermane, ndërsa një që besohet se ishte drejtuesi i mjetit jashtë saj.
Në vendngjarje u gjetën rreth 25 gëzhoja 9 milimetërshe të një pistolete. Vrasësit kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe kanë lëvizur me një makinë dhe me një motor.
Policia greke dyshon se vrasjet mund të kenë ndodhur pas një takimi të dy grupeve kriminale. Ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia që viktimat të mund të kenë rënë në një pritë.
Ndërsa po kërkohet ndihma e Interpolit për makinën me targa gjermane, hetuesit po mbledhin pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën për të gjetur të dhëna që do t’i çojnë te autorët e sulmit. Për momentin, policia po e trajton këtë masakër si pjesë e një lufte në terren midis bandave rivale kriminale, ndoshta të lidhura me drogën.
Tv Klan
#masaker #athine
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!