TIRANË - Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtuan lindjen e Krishtit, festën më të rëndësishme të këtij besimi, pas Pashkëve.
Të parët që kremtuan përmes meshës së shenjtë ishin katolikët. Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, besimtarët katolikë pritën mes lutjesh orët e para të mëngjesit të 25 Dhjetorit, në meshën tradicionale të lindjes së Krishtit të mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë. Ndërsa në orët e para të mëngjesit, ishin ortodoksët të cilët kremtuan për disa orë me radhë mes lutjesh, lindjen e Jezu Krishtit.
Mesha shenjtë në katedralen e “Shën Palit” u drejtua nga kreu i kishës katolike Imzot Rrok Mirdita, ndërsa në katedralen ortodokse u udhëhoq nga Anastas Janullatos, nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Janullatos e ka mbajtur meshën në gjuhën greke, ashtu si çdo vit të shënimit të Krishtlindjeve, ndërsa është përkthyer në gjuhën shqipe nga një pjesëtar i Kishës.
Nëpërmjet himneve liturgjike, pjesëve të zgjedhura nga bibla i thuren lavde gjatë lindjes së shpëtimtarit Jezu Krisht, i cili sipas shkrimeve fetare ka zbritur në tokë për të larë mëkatet e njerëzimit.
Pas meshës besimtarët morën bekimin e shenjtë me anë të ritit të Kungimit, i cili ka të bëjë me dhënien e gjakut dhe trupit të Jezu Krishtit në formën e bukës dhe verës së kuqe.
Stafi i “Shqiptarja.Com” dhe “A1 Report”, uron të gjithë besimtarët e krishterë, gëzuar Krishtlindjet si dhe një vit të mbarë dhe harmonik.
Ещё видео!