Ende pa treguar Gjykata Kushtetuese nëse Kuvendi mund të miratoj një Qeveri të re apo të shkohet në zgjedhje, Kryeministri në largim, Albin Kurti tashmë ka propozuar një datë për zgjedhje.
Nga mbledhja me anëtarët e partisë ai tha se data e përshtatshme do të ishte 14 qershori.
E interpretim për kompetencat e Presidentit, përveç nga Kushtetuesja ka kërkuar edhe nga Komisioni i Venecias.
“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”.
Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese”.
Për këtë, sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi tha se Komisioni i Venecias do t’u jap të drejtë pasi sipas tij shumica parlamentare formon institucionet.
Abrashi po ashtu dënoj gjuhën e Kurtit drejtuar Kushtetueses përmes një letre në të cilën thuhej se Qeveria do të shqyrtojë me kujdes shkeljet ligjore të tyre dhe në varësi nga kualifikimi juridik i tyre do të ndërmarrë masa.
Kushtetuesja mori vendim me 1 maj për pezullim të dekretit të Presidentit, duka ja pamundësuar Avdullah Hotit votimin e kabinetit Qeverisës në Kuvend.
Por, pezullimit i është dhënë afat deri me 29 maj kur pritet gjykata ta jap verdiktin se si duhet vepruar kur Kuvendi voton mocionin e mosbesimit dhe kur partia e parë nuk propozon mandatar pas disa kërkesave të Presidentit.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosovo#Venecia#TopChannel
Ещё видео!