Gjykata e Posaçme e gjeti fajtor kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn për falsifikimin e formularit të deklarimit dhe e dënoi atë me 40 orë punë në interes publik.
Gjykata e vlerësoi të drejt pretendimin e SPAK, se Ismailaj nuk kishte deklaruar në formularin e vitit 2019, në cilësinë e kandidatit për kreun e bashkisë se kishte një dënim fajësie në Greqi për veprën penale të rrahjes dhënë në vitin 2000.
Vetë kryebashkiaku i cili gjatë procesit pretendoi se nuk kishte pasur dijeni për dënimin në Greqi, tha se ai do vazhdonte betejën e tij për pafajësi.
Kjo formë dënimi i ka dhënë një kartë në dorë Ismailajt për të vazhduar detyrën sa kohë puna në interes publik nuk shënohet si dënim, teksa për interpretim ligjor nga organet kompetente, do të pritet vendimi i formës së prerë.
Hetimet për kryebashkiakun nisën pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!