Berat - Është inauguruar në Berat, hapja e Qendrës së Kulturës italiane, ku ka qënë i pranishëm edhe Konsulli italian në Vlorë, Stefani Bergesio. Konsulli ka konfirmuar se kjo zyrë, mund të cilësohet edhe si një sportel i Konsullatës Italiane për të përcjellë problemet.
“Qendra e Kulturës Italiane e hapur në Berat do të shërbejë jo vetëm për tu ofruar mundësi të rinjëve për të mësuar falas gjuhën italiane, por do të shërbejë edhe si një pikë referimi institucional për të përcjellë në Konsullatën Italiane në Vlorë, problemet e shumta në fushën ekonomike, kulturore, institucionale. Hapjen e qendrës ne po e cilësojmë një objektiv të realizuar. Pohoj se një endër e tillë do të ngruhet së shpejti edhe në qytetin e Vlorës”, u shpreh Konsulli Italian Bergesio.
Qendra e Kulturës Italiane, që ndodhet në ambjentet e Bibliotekës së qytetit, është e para e këtij lloji e hapur për rajonin e jugut të Shqipërisë.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!