Gjermania do të autorizojë dorëzimin e tankeve në Ukrainë, deklaroi të martën ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht. Ky është një ndryshim i qartë në politikën e kujdesshme të Berlinit për mbështetjen ushtarake për Kievin, raporton agjencia AFP. Qeveria gjermane ka rënë dakord të nënshkruajë dorëzimin e tankeve anti-ajrore të përdorur Gepard, tha Lambrecht në një takim ndërkombëtar të ministrave të Mbrojtjes në bazën ajrore amerikane Ramstein, sipas një kopje të fjalimit të saj të cilën e ka parë AFP-ja.Franca në anën tjetër po dërgon topat Cezar me një rreze veprimi prej 40 kilometrash (25 milje) ndërsa Britania ka siguruar raketa dhe tanke kundërajrore Starstreak. Tanket Gepard nuk do të vijnë nga ushtria gjermane, por nga stoqet e mbajtura nga grupi i armëve Krauss-Maffei Ëegmann (KMË), thanë burimet qeveritare për AFP. Ato ishin hequr nga shërbimi 10 vjet më parë dhe duhet të përmirësohen teknikisht, thanë burimet. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është kritikuar për refuzimin e dërgimit të drejtpërdrejtë të armëve të rënda në Ukrainë, pavarësisht se ka shpallur një "pikë kthese" në politikën gjermane të mbrojtjes në përgjigje të luftës. Kancelari e ka justifikuar qëndrimin e tij të kujdesshëm duke thënë se dëshiron të shmangë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë, një fuqi bërthamore. Por, sipas një projekt-dokumenti të parë nga AFP-ja të martën, tri partitë e koalicionit tani planifikojnë të paraqesin një propozim të përbashkët në parlament që bën thirrje për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë.
Dokumenti i bën thirrje qeverisë të "vazhdojë dhe, ku është e mundur, të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të nevojshme në Ukrainë, duke përfshirë zgjatjen e shpërndarjes së armëve të rënda dhe sistemeve komplekse".Ai sugjeron, gjithashtu, që ushtarët ukrainas duhet të trajnohen në Gjermani dhe vende të tjera të NATO-s për të operuar me armatimin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Tanke#Gepard#TopChannel
Ещё видео!