#shqiperi #moti #rreshje
PROBLEME QARKULLIMI NË ZONAT MALORE, 55 SHKOLLA TË MBYLLURA
I gjithë vendi mbetet i mbërthyer nga moti i keq i shoqëruar me reshje intensive shiu dhe dëbore. Pavarësisht kësaj situate, në zonën e Shkodrës mbetet e njëjtë, teksa 1 100 hektarë tokë në Bashkinë e Shkodrës vijojnë të jenë nën ujë.
Për pasojë, rruga e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit kalohet vetëm më mjete të larta, pasi ka rreth gjysme metri prezencë uji. Në Lezhë situata është më e qetë, pasi uji është tërhequr nga rrugët e qytetit.
Po ashtu, niveli i lumit Drin ka rënë ndërsa shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të reshjeve të një dite më parë. Për shkak të motit në gjithë vendin këtë të premte mësimi është pezulluar ne 55 shkolla.
Më problematike situata ka qenë në zonat malore, ku reshjet kanë qenë në formën e borës, duke shkaktuar problem që në qarkullimin e mejteve.
Në Dibër reshjet e dendura të dëborës gjatë orëve të para të mëngjesit bllokuan rrugën e Arbrit në zonën e Qafë Murrizit.
Policia bën apel që drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Tiranës të përdorin rrugën alternative, Klos-Burrel-Ulëz. Ndërsa në Bashkinë e Kolonjës erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar çatitë e 3 shkollave.
Reshjet e nisura gjatë natës kanë zbardhur edhe Dardhën, Llogaranë, Krujën, si dhe zonat malore të Kukësit.
Në Shkodër aksi Bogë-Theth mbetet i pakalueshëm për shkak të rënies së orteqeve. Në zonat bregdetare deti i trazuar ka bërë që lundrimet në
Durrës drejt Barit dhe anasjalltas të pezullohen. Lundrimet pritet të nisin të shtunën.
Follow Klan Macedonia on...
• FB: [ Ссылка ]
• IG: [ Ссылка ]
• YT: [ Ссылка ]
• WEB: [ Ссылка ]
© & ℗ Klan Macedonia & IN Media. All Rights Reserved
Ещё видео!