Pas më shumë se 12 orësh diskutime, Parlamenti votoi në një seancë të tensionuar vetëm me votat e socialistëve, ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar.
Gramoz Ruçi: Projektligji për përcaktimin e proçedurës së veçantë për negociim dhe lidhjen e kontratës së objektit, projektim dhe realizimin e projektit urban të godinës së re të Teatrit Kombëtar. Hapet votimi! 75 vota pro, miratohet.
Por, ky moment ka sjellë një pamje të pazakontë, ku demokratët kanë qëlluar me kartonat e kuq kryeministrin Rama, i cili jo vetëm që nuk është mbrojtur, por ka larguar edhe punonjësit e Gardës.
Gramoz Ruçi: Miratohet. Neni 2, pro, kundër apo abstenim? Miratohet.
Por, kjo seancë u zhvillua me tension edhe vetë brenda socialistëve. Ministri Pandeli Majko ka debatuar me kryeministrin Rama e më pas nuk ka marrë pjesë në votim. Por, demokratët që thonë se kanë dëgjuar debatin, deklarojnë se Majko ia ka thënë në sy Ramës, që nuk voton pro një ligji të tillë. Kjo ka nxehur kryeministrin, i cili i ka kërkuar ministrit të shkojë në shtëpi. Një seancë maratonë e me momente dhe deklarata pikante, ndërkohë që deputeti demokrat Florion Mima ka qenë ai që ka marrë vëmendjen më të madhe mediatike.
Florion Mima: Kryeministri i thotë njerëzve të këtij vendi, T.Q.R. Po nëse populli të kthehet edhe të thotë, R.K.T.K? Sot ai përfaqëson guston më vulgare, shijen më gërvishtëse me maja, me cepa, me kulla, me ulëritje çjerrëse.
Tashmë pritet që ligji të kalojë për dekretim tek Presidenti i Republikës, të cilit opozita e bashkuar i ka kërkuar mosdekretimin e tij. Mbetet për t'u parë qëndrimi i kreut të shtetit Ilir Meta, lidhur me projektin e shembjes së Teatrit Kombëtar e në vend të tij, ndërtimin e një teatri të ri.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!