Luiza Mullalli 46 vjeç është gjendur e pajetë në ujërat e zeza pranë shtëpisë, sakaq dyshohet se autor i krimit është bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli, i cili është në kërkim nga policia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ku 46-vjeçarja është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme.
Policia është duke punuar për këqyrjen e trupit, të viktimës.
Mësohet se 46-vjeçarja ka qenë me urdhër mbrojtje që prej muajit nëntor dhe në proces divorci.
Njoftimi i Policisë: Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Vendngjarja në fshatin Zëmblak, ku u gjend e vrarë 46-vjeçarja Luiza Mullalli
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!