#oranews #lulzimbasha #pd
Deklarata e 21 marsit të një viti më parë e bërë nga Lulzim Basha i cili njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, duket ndryshe. “Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së”, u shpreh Basha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve të PD-së. “Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë”, shtoi Basha pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Por ky akt i Bashës nuk rezulton i tillë, kjo pasi në dokumentat zyrtare që përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa depozitoi në KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit, Lulzim Basha rezulton të jetë kryetar i PD-së. Në pikën 4 të dokumenteve saktësohet se lidhur me zgjedhjet vendore 2023, në përmbushje të kompetencave të Kryetarit të Partisë, Basha ka autorizuar ushtrimin e tyre nënkryetarit Enkelejd Alibeaj: dhe /ose Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit; dhe/ose Sekretarit për cështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa. Sipas statutit, në rastin e dorëheqjes nga posti i kryetarit, drejtimin e merr një nga nënkryetari e partisë, dhe në rastin konkret Enkelejd Alibeaj. Por ky i fundit në dokumentacionin zyrtar rezulton se është thjesht i autorizuar për ushtrimin e kompetencave, pasi vetë Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë dorëheqje nga drejtimi i PD-së.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!