Ky është Ridvan Muharremi, pronar i një lokali në Prishtinë që u arrestua nga policia i dyshuar të jetë i përfshirë në keqpërdorim të rezervave shtetërore. Në të njëjtën kohë janë arrestuar 2 zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Hetimet kanë nisur pas dyshimeve të raportuara në media për keqpërdorim te rezervave shtetërore.
“Ende nuk kemi dyshime, me siguri është fjala rreth importit të sasisë së grurit edhe të vajit. Për ato do të japim sqarimet, provat janë gjitha ato, gjithçka do të sqarohet.”
Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtejshme hetimore. Prokuroria në një njoftim për media ka bërë të ditur se të 3 personat janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Kryeministri ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje. E opozita ka kërkuar që kryeministri të shkarkojë Ministren e Tregtisë dhe Industrisë e që sipas tyre ka rolin kryesor në gjithë këto keqpërdorime.
Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve në media ku dëgjohen dy zyrtarë të Ministrisë duke thënë se vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore. Sipas mediave e njëjta ka ndodhur edhe me një pjesë të grurit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!