Problemet e shumta që kanë emigrantët Shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, ka mbledhur në një takim në kryeqytetin helen, Athinë në numër të konsiderueshëm emigrantësh dhe përfaqësuesit e frontit demokristian shqiptar.
Në këtë takim u trajtuan shqetësimet kryesore të emigrantëve, të cilët në fjalën e tyre evidentuan faktin se klasa politike shqiptare i ka braktisur prej kohësh.
Një ndër kërkesat e tyre themelorë është e drejta e për të votuar, çka sipas tyre u mohohet padrejtësisht prej 23 vitesh, ndërsa për kreun e FDSH, Eduart Ndocaj, klasa politike është fajtorja kryesore për këtë situatë.
"Ne jemi i vetmi komunitet shqiptarë që jetojmë mbi 2 milion banorë, që 1 milion jetojnë ne Itali, dhe nuk kemi as përfaqësues, nuk votojmë as në Greqi as në Shqipëri, as për Shqipërinë për parlamentin Shqiptarë. Qeveritë shqiptare tashmë 23 vjet janë qeverisur me pleq dhe me plaka se rinia është komplet në Greqi, Itali, Gjermani në të gjithë Europën janë gati 2 milion banorë,"-shprehet Eduart Ndocaj.
Kërkesë tjetër e emigrantëve karshi qeverisë ishte shtimi i përpjekjeve për t'ju gjendur pranë emigranteve dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për futjen e gjuhës shqipe në shkollat greke.
Ещё видео!