Një tërmet me magnitudë 5,1 gradë i shkallës Rihter ka tronditur ketë mesditë Greqinë.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë fuqishëm edhe në Athinë, ku banorë e turistë qëndruan për mjaft kohë të grumbulluar në rrugë e sheshe.
Epiqendra u lokalizua 23 km në veriperëndim të Athinës. Sipas sizmiologëve, vatra ndodhet në të njëjtën zonë nga kishte ardhur tërmeti i Shtatorit 1999, që shkaktoi 123 të vdekur.
Nga tërmeti i të premtes nuk ka raportime për të lënduar. Dëmet materiale janë të kufizuara dhe kryesisht në banesa të vjetra.
Menjëherë pas tërmetit pati ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por edhe të telekomunikacioneve.
Shërbimit zjarrfikës iu desh të ndërhyjë në më shumë se 20 raste për të nxjerrë njerëz që ishin bllokuar nëpër ashensorë.
Trafiku ishte i rënduar jashtëzakonisht në gjithë akset që lidhin Athinën me pjesën tjetër të vendit.
Tv Klan
Ещё видео!