“Kendi i gatimit” ne News24 - 22 nentor, 2018
TAVE KOSI ELBASANI
4 racione mish
2-3 lgj gjalpë
2 lgj miell
3 gota kos
1-2 lgj oriz
2-3 kokrra vezë
Kripë, piper
Racionet e mishit i vendosim në një tavë, u hedhim pak gjalpë dhe kripë dhe i vendosim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
Në një tenxhere vendosim gjalpin dhe miellin dhe e kaurdisim derisa mielli të zverdhet. Më pas shtojmë lëng mishi (rreth 2 gota) dhe e lemë të marrë valë derisa të krijohet një masë kremoze.
Në tavën ku kemi vendosur racionet e mishit pasi është gjysëm pjekur shtojmë orizin. Tek masa që përgatitëm me miell pasi të jetë ulur temperatura shtojmë vezët e trazuara me kosin. Më pas këtë masë e shtojmë në tavën ku kemi mishin me orizin. Shtojmë disa copëza gjalpi dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25 minuta.
SFOLJATE ME DJATHE DHE PANÇETE
1 petë sfoljatë
5-6 feta pançetë
1 lgj vaj hudhre i aromatizuar
100 gr djathë të verdhë
Piper të zi, piper të kuq
Trumzë ose rigon
1 vezë
Hapim petën sfoljatë dhe e spërkasim me pak vaj. Më pas e pudrosim me piper të zi, piper të kuq dhe trumzë. Shtojmë pançetën të grirë në kubikë të vegjël si dhe djathin të grirë në rende. E mbledhim petën role nga të dy anët dhe e bashkojmë në qendër. Më pas e presim në çdo 1.5 cm. E vendosim në një tavë (ku kemi shtruar një letër që nuk ngjit) e lyejmë sipërfaqen me një vezë dhe më pas e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Ceslius për 20-25 minuta.
Ещё видео!