Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Mungesa e rojeve bregdetare dhe kushteve të tjera të sigurisë për pushuesit çoi në bllokimin e tre plazheve në Vlorë ku këtë të premte nisi një aksion kontrolli në të gjithë vijën bregdetare. Bashkia e Vlorës është e para që reagon kështu në lidhje me sigurinë e pushuesve pas të paktën 8 rasteve të mbytjeve që janë regjistruar këtë sezon turistik në plazhet e vendit edhe për shkak të mungesës së vrojtuesve dhe kushteteve të tjera. Ndërkohë Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen nga Shëngjinit, përsëriti thirrjen për biznesin që të garantojnë sigurinë për pushuesit.
Tre plazhe u bllokuan vetëm në orët e para të aksionit të nisur nga Policia Bashkiake e Vlorës, pasi subjektet private që i kanë marrë nën administrim nuk kanë respektuar detyrimet për sigurinë e pushuesve.
Në asnjë prej tyre nuk kishte roje sigurie për pushuesit sikurse nuk ishin vendosur piketat në uji sipas detyrimit ligjor dhe kontratës.
Aksioni pritet të zgjasë 72 orë dhe do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Bashkisë së Vlorës, ku janë 153 zona plazhimi në administrim nga privatët, por operojnë 73 vrojtues.
Disa subjekte kanë një roje bregdetare të përbashkët, por kjo marrëveshje vlen vetëm për zonën ranore, pasi në plazhet shkëmbore rojet duhet të jenë të specifikuar për çdo parcelë, për shkak të rrezikshmërisë më të lartë.
Subjektet e bllokuar kanë tre ditë kohë për plotësimin e kushteve të sigurisë ose në rast të kundërt u prishet kontrata, sqaroi për Ora News, nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Shkëlqim Rama.
8 persona kanë humbur jetën në plazhet shqiptare që prej nisjes së sezonit turistik, ndërsa aksioni në Vlorë vjen pas atij në Velipojë dhe letrës që Ministri i Turizmit u dërgoi kryebashkiavëe ku u kërkoi të marrin masa për sigurinë në bregdet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!