GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Beqaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme së bashku me avokatin mbrojtës Ermal Yzeiraj, ku u mor në pyetje sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Megjithatë, ish-ministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit Erjon Bani, duke theksuar se do të flasë në një moment tjetër. Në një prononcim për mediet në përfundim të seancës, ish-ministri tha se është në dispozicion të drejtësisë dhe përtej rezervave që ka ndaj çështjes, nuk do ta kundërshtonte vendimin e GJKKO.
“Faleminderit për interesimin. Kam vetëm dy mesazhe. Siç e kam bërë publike jam në dispozicion dhe kam vendosur që, përtej rezervave, të mos e kundërshtoj atë vendim. Vijoj të besoj në çfarë kemi bërë në Shëndetësi për çështjen në fjalë. Në janar bëhen 8 vite që hetohet, janë 400 kirurgë që operojnë në kushte bashkëkohore“- u shpreh ndër të tjera Beqaj.
Me vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30. Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.
Sipas prokurorisë speciale, këto shkelje të ish-ministrin Ilir Beqaj lidhen me koncesionin e sterilizimit. Për llogari të këtij hetimi, në 17 Gusht 2023 SPAK arrestoi ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj fitues i koncesionit të sterilizimit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GJKKO#Beqaj#TopChannelNews
Ещё видео!