Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë pasditen e kësaj të mërkure. Bëhet fjalë për një aksident të katërfishtë ku janë përfshirë një kamion dhe 2 motorë me drejtues kroatë si dhe një fuoristradë. Nga aksidenti janë plagosur 3 persona, ndërsa gjendja shëndetësore e 2 prej të plagosurve paraqitet e rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Si pasojë e aksidentit të katërfishtë është bllokuar autostrada nga Miloti deri në mbikalimin e Milotit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë devijimin e mjeteve nga aksi i vjetër.
Një aksident i dytë ndodhi në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, pranë fshatit Zhamë ku një furgon mallrash është përplasur me trafik ndarësen. Sipas informacioneve të para drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë. Ai u transportua në spitalin e Lushnjes për të mare ndihmën e parë, ndërsa paraprakisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën
Për shkak se aksidenti ndodhi në mes të dy korsive u krijua një radhë e gjate e mjeteve në këtë aks. U desh ndërhyrja e policisë rrugore që të zhbllokohej trafiku më pas.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Aksidentet#TopChannelNews
Ещё видео!