Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur të premten shqetësimin se kërcënimet nga Rusia dhe aleati i saj Serbia paraqesin rrezik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në një konferencë për media me presidentin letonez, Egils Levits, presidentja kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se është bërë e qartë se marrëdhëniet e ngushta Beograd-Moskë, paraqesin rrezik për Prishtinën.
Sipas saj, Moska mund të përdorë Serbinë për të ngjallur konfliktet në rajon.
Thirrjet për anëtarësimin në NATO janë intensifikuar ndjeshëm pas konfliktit të armatosur në Ukrainë, i cili ka nxjerrë dhe një herë e më shumë në pah rrezikun që i kanoset edhe Kosovës.
Presidentja Osmani e ka theksuar edhe përpara sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg se “qëllimi i Kosovës është të bëhet pjesë e infrastrukturës globale të sigurisë dhe të kontribuojë për paqen”.
Osmani foli edhe për dështimin e arritjes së një marrëveshjehe për targa të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Proshtinë ka dhënë maksimumin për të arritur një dakordësi por se nuk ka parë aspak vullnet politik nga Beogradi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#Serbi#TopChannel
Ещё видео!