Lajme Arkiva 2003
Kam ardhur këtu të nënshkruaj kontratën me ju, ju drejtua kandidati demokrat Spartak Ngjela elektoratit të tij në njësinë bashkiake numër 1.
Spartak Ngjela: Jam lutur kryetarit të Partisë Demokratike zotit Sali Berisha që është prezent në këtë parti, të vinte para jush në mënyrë që unë këtu para jush, në mënyrë solemne, të nënshkruaj me ju kontratën për të gjitha premtimet dhe zgjidhjet që kam dhënë gjatë fushatës sime elektorale.
Më pas e ka marrë fjalën edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Sali Berisha: Në lagjet e para të fitores do të jeni ju! Tirana sot është në krye të fitores!
Më pas një miting tjetër ka vijuar në njësinë bashkiake numër 8 ku kandidon për minibashkinë zoti Arben Tafaj si kandidatura më e mirë e Partisë Demokratike.
Edhe këtu Ngjela ka thënë se partia demokratike i ka mbajtur dhe do i mbaj premtimet e saj. Më pas ai ka deklaruar se do i zhduki probleme të tilla si papunësia mungesa e ujit, etj./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!