Qeveria e Sardenjës po ofron grante që shkojnë deri në 15 mijë euro si nxitje për ata që konsiderojnë vendosjen për të jetuar në një ishull idilik italian.
Zyrtarët kanë prezantuar nismën 45 milionë euroshe që synon të ndihmojë njerëzit në zonat rurale të vendit dhe rritjen e tregtisë në qytezat e vogla duke i ofruar personave që blejnë shtëpi atje, ndihmë të konsiderueshme financiare. Sardenja është ishulli i dytë më i madh në Mesdhe dhe prej kohësh është konsideruar një margaritar, me një histori dhe kulturë të pasur, me më shumë se 1600 kilometra plazhe me rërë, qyteza piktoreske buzë detit dhe rrënoja të epokës së bronzit që datojnë nga viti 1500 para krishtit. Por, ashtu si edhe zona të tjera rurale në Itali, rajoni po vuan nga tkurrja e popullatës dhe rënia e ekonomisë pasi gjeneratat e reja i drejtohen qyteteve të mëdha për të punuar atje. Presidenti i sardenjës, Kristian Solinas, tha në një deklaratë: Falë kontributeve të shtëpive të para, sardenja do të bëhet një terren i lakmueshëm për të gjithë ata që vendosin të jetojnë këtu apo të ndërtojnë një familje këtu. Grantet vijnë si pjesë e një skeme kombëtare që ka si qëllim të inkurajojë njerëzit të blejnë shtëpi të vjetra, ti rinovojnë ato dhe të fillojnë biznese të reja për të rikthyer në jetë komunitetet e vogla në zonat rurale të italisë. Dhe perspektiva për të marrë 15 mijë euro për tu vendosur në një nga ishujt më të bukur të evropës, është jo pak joshëse, pavarësisht se një kleckë e ka. Së pari, paratë mund të përdoren vetëm për të financuar blerjen apo rinovimin e një shtëpie në sardenjë. Shtëpia mund të jetë e vendosur në një lokalitet me më pak se 3 mijë banorë. Edhe pse qeveria do të ofrojë shumën e 15 mijë eurove, në disa raste granti nuk mund të kalojë gjysmën e kostos totale të pronës apo rinovimeve të planifikuara e si pasojë blerësit duhet të nxjerrin nga xhepi i vet edhe jo pak para të tjera. Dhe së fundmi, një blerës nuk mund të përfitojë nga oferta nëse nuk planifikon të jetojë në sardenjë me kohë të plotë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Sardenjë#Itali#TopChannel
Ещё видео!