TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e disa objekteve në “Rrugën e Elbasanit” në kryeqytet në zbatim të projektit të qeverisë për zgjerimin e këtij aksi.
Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm dhe ai do të përqëndrohet në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” me rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”. Ky aksion i INUK është përshëndetur edhe nga shefi i qeverisë Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë si një shkulje e çibanëve me qëllim realizimin e një hyrje me standarte evropiane në Tiranë.
“Vijon shkulja e çibanëve mbi trupin e rrugës së Elbasanit në Tiranë për të realizuar një hyrje me standarde në kryeqytet.”
Ещё видео!