Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Hetimet për çështjen e inceneratorëve sipas partisë demokratike nuk po ecin me ritmin e duhur: deputetja Jorida Tabaku I është drejtuar me një shkresë drejtuesit të prokurorisë së posaçme anti korrupsion, Arben Kraja, duke I kërkuar informacion mbi ecurinë e dosjes. Duke e quajtur Aferën e Shekullit, Tabaku nënvizon se opozita nuk do të ndalet në synimin e saj për të vënë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës. Aktualisht, PD ka dërguar në SPAK 7 padi, duke kërkuar vënien nën akuzë ndaj Erion Veliajt, Emiriana Sakos, Alqi Bllakos, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Ëngjëll Agaçit dhe Armando Subashit. Sipas opozitës, ata kanë funksionuar si “grup i strukturuar kriminal” me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit në shuma që arrijnë deri në 430 mln euro.Tabaku nënvizon se Partia Demokratike shkroi një raport 120 faqe që për fatin e keq sipas saj, nuk u votua në Kuvend por që gjithsesi u dërgua në SPAK përmes një padie 90 faqe ku përfshiheshin 112 prova që tregojnë se si 50 të akuzuar përfshirë Edi Ramën në krye kanë punuar për të abuzuar me paratë e shqiptarëve. Partia demokratike tërheq vëmendjen se megjithatë hetimet e prokurorisë që po vijojnë, pagesat për inceneratorët nuk janë ndalur.
Ещё видео!