#rtvora #edvinkulluri #partiademokratike #intervista #saliberisha #lulzimbasha #monark
Në një intervistë për RTV Ora, ish-anëtarë i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri tha se Berisha ka reagur vonë ndaj servilëve të Bashës dhe tha se kjo u heq të drejtën morale për të luajtur rolin e triumfatorit.
Sipas tij, i gjithë procesi për heqjen e Bashës ishte që të kishte proces demokratike dhe që kryetari të mos bëhej si një monark që po bëhet tashmë me grupin e Berishës.
Kulluri: Berisha ka reagur vonë ndaj servilëve të Bashës. Kjo u heq të drejtën morale për të luajtur rolin e triumfatorit. 11 dhjetori dhe 18 dhjetorin nuk votuan Berishën që të ishte në krye të PD-së, por votuan që të largohej Basha nga ajo bajati. Berisha e ka mbështetur prej vitin 2017 deri në shtator 2021 Bashën. Prandaj ndryshon legjitimiteti në këtë rast. I gjithë procesi për heqjen e Bashës ishte që të kishte proces demokratike dhe që kryetari të mos bëhej si një monark që po bëhet tashmë me grupin e Berishës.
E djathta po merr një drejtimi konservator ndaj një të majte sikurse është ajo e Ramës. Këto propozime i kanë votuar kundër dhe këtë e dinë të gjithë demokratët. Anëtarët e komisionit të Rithemelimit po e thonë troç se ky është komisioni Sali Berisha. Vota ka qenë e anëtarëve të partisë Demokratike në kuvend dhe në referendum. Nuk ka marrë askush prokurë në PD-së që ta drejtojë partinë dhe që ta fusë partinë në një proces të nxituar, pa i dhënë anëtarësisë të dëgjojë kandidatët, dhe të mos shkojë partia në një kuvend sepse është e përçarë.
Kulluri shtoi se këta zotërinj që kërkojnë bashkim, deri në 8 janar putheshin rreth Lulzim Bashës, ndërsa në atë datë u rrahën në seli me karrige.
Kulluri: Këta zotërinj që kërkojnë bashkim, deri në 8 janar putheshin rreth Lulzim Bashës, ndërsa në atë datë u rrahën në seli me karrige. Si do të bashkohen këta? Kjo ka ndodhur vetëm në kohën e Mosulinit. Prandaj duhet të shtyhen zgjedhjet dhe të ketë debat. Të gjitha palët të dalin te demokratët dhe të debatojnë pse erdhëm këtu dhe ku po shkojmë. Ndërkohë Rithemelimit i ka përfunduar mandati në 22 mars, është nul.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Për më shumë na ndiqni në www.oranews.tv, linku në bio!
Për emisionin e plotë na ndiqni në kanalin e Youtube, RTV Ora
Ещё видео!