#tritol #fresk
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, banorët e këtij pallati në zonën e Freskut në Tiranë u tronditën nga një shpërthim me tritol. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një apartamenti në katin e 4, në zonën e Teleferikut.
Në shtëpi nuk kishte njeri. Madje, sipas asaj që raporton gazetari Besar Bajraktaraj, të zotët e shtëpisë janë larguar dhe nuk jetojnë në këtë banesë prej 4-5 vitesh. E megjithatë, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv, duke dëmtuar edhe apartamentet që ndodheshin pranë, e duke frikësuar jo pak banorët.
Apartamenti në fjalë është në pronësi të Muhamet Dukës, babai i Leonard Dukës. E ky i fundit akuzohet për vrasjen Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në Tiranë në 2019-n. Aktualisht ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë, në pritje të procedurave për ekstradim.
Gazetari Bajraktaraj thotë se dyshimet e para të grupit hetimor janë se shpërthimi ka qenë paralajmërim për Leonard Dukën. Autoritetet mësohet se kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë e pallat, me shpresën se do të mund të identifikojnë autorët.
Po ashtu, mësohet se familja Duka kishte lënë një person që vinte herë pas here për të kontrolluar banesën. Ndaj dhe pritet që ky i fundit të merret në pyetje, pasi të identifikohet.
Sa i përket bashkëshortëve Duka, ata nuk dihet ku ndodhen./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!