Dy anglezë të tjerë kanë rënë në pranga në Dhërmi, pasi u kapën nga Policia duke shpërndarë doza të drogërave ët forta. Policia e Vlorës zhvilloi aksionin e koduar “Parts 6”, pas informacioneve të marra në rrugë operacionale dhe arriti të vërë në pranga shtetasit Gustav Schoeman dhe Reece Banks, përkatësisht 38 dhe 28 vjeç, të dy banues në Londër.
Anglezët kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe ishin sistemuar në një nga hotelet e zonës, teksa gjatë kontrollit, në ambientet ku ishin akomoduar, u gjetën edhe 37 doza të drogës së fortë GHB, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me dy aparate celularë.
Policia kishte marrë të dhëna nga inteligjenca informative mbi aktivitetin e anglezëve, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin drogërat e rënda te turistët, në lokalete natës dhe vende të tjera argëtimi përgjatë bregdetit.
Kujtojmë që edhe të dielën e kaluar, në Dhërmi u arrestuan dy shtetas anglezë, të cilët gjithashtu shpërndanin drogëra të ndryshme për turistët në lokale. Atëherë krahas dozave të drogëz, policia arriti të sekuestrojë aparate celularë dhe një sasi të konsiderueshme parash, të ardhura nga trafiku në zonë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Anglezët#Dhërmi#TopChannel
Ещё видео!