TIRANE - Në nisje të sesionit të ri parlamentar Partia Demokratike do të kërkojë ndryshime ligjore në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, rregulloren e Kuvendit si dhe në ligjin për Komisionet Hetimore. Në një intervistë për A1 Report deputeti demokrat Eduard Halimi shprehet se jane ngritur gurpet e posaçme që po merren me hartimin e këtyre drafteve .
I pyetur nëse do ishte më mirë që ndrhyrjet ne ligjin e Gjykatës Kushtetuese të bëheshinme atë të Reformës në Drejtësi, Halimi theksoi se kjo nuk përbën pengesë .
Një nga pikat e marveshjes mes mazhorancës dhe opozitës ishte dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ngritja e Komisioneve Hetimore nga ana e opozitës si dhe dekriminalizimi i kuvendit.
Ещё видео!