Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të mërkurën e 26 Korrikut në Xibrakë me në fokus analizën e zgjedhjeve të 14 majit dhe performancën e kabinetit qeveritar.
Pritet që Rama të japë direktivat për kryebashkiakët që fituan mandatin më 14 maj, por nuk përjashtohet mundësia që pas analizës së punës gjatë fushatës elektorale, të ketë edhe ndryshim të drejtuesve politikë të qarqeve.
Mbledhja e deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të strukturave të Partisë Socialiste, vjen fill pas shpalljes në kërkim të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, arrestimin e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe videoskandalit të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Megjithëse refreni i përhershëm i Ramës është se përgjegjësia është individuale, pritet që këto episode të mos anashkalohen gjatë fjalës së kryesocialistit në Asamble.
Me ministrat e kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim dyditor informal në datat 28 dhe 29 Korrik në Tepelenë. Vetë socialistët e përjashtojnë mundësinë që gjatë punimeve të asamblesë kombëtare të ketë ndryshime në kabinet qeveritar, megjithatë mund të ketë surpriza.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#TopNews#TopChannel
Ещё видео!