Lajme Arkiva 2004
Dëbora e nisur mesnatën e djeshme dhe era e fortë, që ka shoqëruar rënien e saj, ka vështirsuar tej mase qarkullimin rrugor në aksin Librazhd- Qafë Thanë-Pogradec. Problemet më të mëdha janë vrejtur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë ku temperatura arrin në minus dhjetë gradë dhe shpejtsia e erës i kalon pesëdhjetë kilometra në orë. Ndërkohë mjegulla, që krijohet nga bora dhe era, nuk lejon qarkullimin normal të mjeteve, ndërsa një shtresë akulli vihet re gjatë gjithë rrugës. Stuhia ka zbuluar disa shtëpi si dhe ka shkulur disa pemë. Policia ka urdhëruar lëvizjen e makinave me zinxhira, ndërsa Drejtoria e Mirmbajtjes së Rrugve ka vazhduar punën për hedhjen e skorjeve dhe të kripës. Ndërkohë i ftohti ka prekur gjithë vëndin dhe duket se po i rikthehemi situatës të disa ditëve më parë kur temperaturat u ulën në minus katërmbëdhjetë gradë. Temepraturave të ulta dhe borës, pasditen e sotme, i është shtuar edhe era. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
